Qeveria e Kosovës e ka përkrahur vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim.
Qeveria ka thënë se paragrafi i parë i nenit 35 të Kushtetutës garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve në Republikën e Kosovës në çdo vendbanim.
“Çfarëdo pengese në lirinë e lëvizjes cenon këtë të drejtë themelore. Prandaj edhe vendimi për heqjen e pengesave të tilla është veprim i drejtë dhe i duhur”, thuhet në përgjigjen që Qeveria i ka dhënë televizionit publik të shtunën.
Një ditë më parë, pas vendimit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës për rihapje të urës, emisari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka thënë se “s’është koha për ta hapur Urën e Ibrit”. Ndërsa të shtunën, në misionin e KFOR-it kanë thënë se kjo është çështje që duhet të zgjidhet nëpërmjet dialogut politik.
-
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në veri presin që palët të pajtohen për hapjen e urës
-
Qeveria s’pajtohet me paralajmërimin e BE-së se për statusin e urës do të diskutohet në Bruksel
-
BE-ja planifikon që “statusi” i Urës së Ibrit të diskutohet në takimin e radhës në dialog
-
Qeveria thotë se janë kryer testimet dhe ura duhet të hapet
-
KFOR-i: Çdo vendim rreth Urës së Ibrit të merret në kuadër të dialogut