Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria obligon MF-në të zbatojë vendimin për rritjen e pagave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e qeverisë, ka anuluar vendimin e mëhershëm për pezullim të vendimit për rritje të pagave të fillimvitit, pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se Ministria e Financave obligohet që të zbatojë vendimin.

Ministri i Financave Bedri Hamza ka kërkuar që rritja e pagave të bëhet përmes ligjit për pagat.

Por, me këtë nuk është pajtuar kryeministri Haradinaj, i cili ka kërkuar nga Ministria e Financave që deri sa të hyjë në fuqi Ligji për pagat të zbatohet vendimi për rritjen e pagave.

Hamza ka kërkuar sqarim nëse ky vendim do të mund të sillte pasoja juridike, meqë Agjencia Kundër Korrupsionit ka konstatuar se ka pasur konflikt interesi.

Edhe Haradinaj e quan të pakuptimtë vendimin për ulje të pagave në qeveri Arbëri Haradinaj e quan të pakuptimtë vendimin për ulje të pagave në qeveri

Kryeministri e hodhi në votim çështjen e anulimit të vendimit të mëhershëm për pezullim të rritjes së rrogave. Asnjë nga ministrat nuk votoi kundër, ndërsa pati vetëm një abstenim.

“Me këtë votim aprovohet shfuqizimi i vendimit për pezullimin e ngritjes së pagave”, tha Haradinaj.