Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria nis punën me një minutë heshtje për Bushin

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se kabineti qeveritar sot ka filluar punën me një minutë heshtje në nderim të ish-presidentit amerikan George H.W Bush.

Sot në Kosovë është ditë zie për të nderuar figurën e ish-presidentit amerikan George H.W.Bush, i njohur edhe si Bushi i vjetër.

Në ditën e zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit

Bushi i vjetër vdiq më 1 dhjetor.