Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merr dy vendime

Qeveria e Kosovës

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën i ka marrë dy vendime. 

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Qeveria ka marrë vendim që të ndajë 10 mijë euro me qëllim të promovimit të vendit, për Organizatën FLOSSK — Free Libre Open Source Software Kosova, për edicionin e 10-të të Konferencës "Software Freedom Kosova (SFK)", e cila thuhet se do të mbahet më 24 - 26 tetor 2025 në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Prishtinë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu Qeveria ka aprovuar Raportin nëntëmujor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.