Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria ndan 112 mijë euro për Preshevën

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen që po mban sot, ka vendosur për të ndarë 112 mijë euro për ndihmë komunës së Preshevës në realizimin e disa projekteve siç janë këndi i lojërave për fëmijë dhe parkun e paqes.

Kabineti qeveritar ka ndarë edhe 35 mijë euro për ndihmë financiare për alpinisten Arineta Mula, 20 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve shëndetësore të Gegë Ardit Gashi.

Po ashtu Qeveria miratoi edhe ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 30 mijë euro për organizimin e ceremonive shtetëror me rastin e vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi, transmeton KP.

Në këtë mbledhje janë shtyrë tri projektligje, ai për pagat në sektorin publik, projektligj për zyrtarët publikë dhe projektligji për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore te Agjencive të Pavarura.

Artikuj të ngjashëm