Qeveria e Kosovës ka miratuar Projekt Kodin e ri të Kosovës. Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri tha në prezantimin e projekt Kodit Penal se ky projekt kod është në harmoni me standardet e BE-së.
Tahiri tha se me këtë projekt kod iu është ndaluar deri në 10 vjet ushtrimi i funksionit publik në rast të aktgjykimit përfundimtar.
Ky projekt kod sipas Tahirit tha se janë rritur dënimet për veprat penale për ata që bëjnë trafikim me qenie njerëzore.
Po ashtu Tahiri tha se projekt kodi i ri ngrit Kosovën në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj tha se është një ditë e suksesshme dhe konfirmon luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Ai tha se po iu dërgojnë mesazh partnerëve që Kosova është e vendosur për rend e ligj.
-
Qeveria ndryshon sistemin e inspektimeve, masa më të ashpra për bizneset që përsërisin shkeljet
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
-
Tahiri: Qeveria në detyrë po tejkalon kompetencat, emërimet e reja janë të paligjshme
-
Qeveria procedon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e buxhetit
-
Kurti: Projektligji për Byronë trazoi shumëkë, por me të merr fund parulla ‘rroga e vogël, fitimi i madh’