Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore prej 252,004 euro, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi e pati bërë verifikimin e nënshkrimeve të mbledhura në peticionet për shkarkimin e kryetarëve më 8 mars, pati vendosur që më 21 prill të mbahet votimi.
Qeveria në mbledhjen elektronike të premten përveç këtij vendimi, ka miratuar edhe nismën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për amendamentimin e Marrëveshjes për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore, e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës me Ligjin për “Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore”, dhe shpallur me dekretin Nr. DL-013-2009, datë 30.05.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës.
-
Qeveria në detyrë ndan mbi 10.8 milionë euro për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Qeveria procedon në Kuvend Projektligjin për ndryshimin e buxhetit
-
Ngrihet alarmi për dështimin e votimit jashtë vendit në mungesë të vendimit të Qeverisë
-
Qeveria aprovon mjete buxhetore për mbulimin e pagave në Kamenicë e Viti
-
Qeveria: Kosova përmbushi obligimin e saj, BE-ja t’i heqë masat e padrejta