Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria miratoi listën e Pakos Fiskale 2.0

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar listën e masave të Pakos Fiskale 2.0.

Ministri në largim i Financave Avdullah Hoti tha se kanë punuar për të fuqizuar sektorin privat. Ndërkohë kërkoi nga kabineti qeveritar, që t’i miratojnë këto masa dhe ato një nga një të vijnë në Qeveri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“I kemi shtjerr të gjitha diskutimet me të gjithë akterët në ekonomi, përfshirë Odat Ekonomike, Klubin e prodhuesve, Odën Ekonomike Amerikane, Odën Ekonomike Gjermane, AKB, Këshillin e Investitorëve Evropian dhe odat e tjera, gjithashtu dhe shoqatën brenda Odës Ekonomike, janë konsultuar të gjitha pa përjashtim. Janë mbajtur katër diskutime publike, në katër regjione të Kosovës, në Gjilan, Prizren, Istog dhe në Mitrovicë. Dhe si rezultat i diskutimeve në terren dhe brenda në qeveri, unë sot kërkoj që qeveria të miratoj këto 22 masa të politikës fiskale”, tha Hoti.

Zëvendëskryeministri në largim Ramiz Kelmendi tha se lista e pakos fiskale 2 është elementi i fundit që prodhimtarinë vendore e vendos të barabartë me prodhuesit e shteteve të regjionit. Sipas Kelmendit kjo është një e arritur historike e Qeverisë për Kosovën dhe prodhuesit vendor.

e pakos fiskale 2, është ndoshta elementi i fundit që prodhimtarinë vendore, e vendos te barabartë me të gjithë prodhuesit e shteteve të regjionit...Kjo për mendimin tim është një e arritur e qeverisë historike, sidomos për prodhuesit vendor. Andaj një vendim i tillë, do të jetë vendim historik për Kosovën dhe për prodhuesit vendor”, tha ai.

Ministri në largim i Bujqësisë Memli Krasniqi tha se meritojnë përgëzime të gjithë ata që kanë punuar në finalizimin e listës së masave fiskale, pasi që janë vendime që do të vazhdojnë avancimin dhe lehtësimin e ambientit të të bërit biznes dhe do të ndihmojnë në të ardhmen prodhuesit vendor. Ndërkaq paraqiti dhe shqetësimet e tij në disa pika të kësaj pako fiskale.

“Tek masa e parë që flet për lirimin nga tatimi doganor për të gjitha produktet që konsiderohen si lëndë e parë për prodhim. E ritheksoj se është e nevojshme që të rishqyrtohet dhe të mos futen prodhimet bujqësore nga vendet e huaja si lëndë e parë. Ajo e dëmton prodhuesin vendor, pavarësisht a do të regjistrohen importuesit apo perdoruesit e lëndës së parë nga vendet e treta, e tjera si prodhues vendor. Neve nuk na duhen që të konsiderohen prodhues vendor ata që lëndën e parë e importojnë njëqind për qind dhe pastaj bëjnë prodhime Made in Kosova me një lëndë që vjen nga vendet tjera. Ne duhet t’i stimulojmë paraprakisht njerëzit të cilët e përdorin lëndën e fermerëve të Kosovës, që kultivohet në vendin tonë. Sepse kjo i jep vlerë më të madhe ekonomisë veçanërisht bujqësisë....Meqenëse kemi një masë e cila flet për heqjen e normës së akcizës në mazut në këtë rast. Unë kam kërkuar, në fakt e kam mbështet kërkesën e vazhdueshme të vertarëve të Kosovës që të hiqet norma e akcizës për verën e prodhuar në Kosovë”, tha ai.

Ndërsa kryeministri në largim Isa Mustafa ka thënë se propozimet të merren parasysh dhe si të tilla të definohen. Sipas tij Qeveria e ardhshme ta ketë të qartë se çfarë është aprovuar rreth këtyre masave.

“Ne dëgjuam edhe propozimet e ministrit Krasniqi dhe mandej reflektimin e MF si propozues i masave lidhur me këto propozime. Unë vlerësoj se ato duhet të merren parasysh dhe do të ishte mirë si të tilla, të definohen derisa të nënshkruhet vendimi për aprovimin e këtyre masave, në mënyrë që ti kemi pjesë të vendimit dhe qeveria e ardhshme ta ketë të qartë se çfarë ne kemi aprovuar rreth këtyre masave dhe çfarë jo”, tha ai.

Zëvendëskryeministri në largim Ramiz Kelmendi kishte një propozim në këtë mbledhje, që të lirohen nga dogana të gjitha produktet dhe materialet që vijnë nga SHBA-të.

“Ne siç e dimë jemi miqtë më të afërt me SHBA- të dhe kemi Doganë në të gjitha prodhimet që vijnë nga këto shtete. Ne kemi analizuar çka mundet me u liru si doganë dhe çka mundet me u shtu si qarkullim në shkëmbim të mallrave dhe kjo të ndikojë pastaj në shkëmbimin dhe të njerëzve dhe zvogëlimin e varshmërisë te importet nga Amerika Latine dhe kalimin nga këto importe në SHBA. Kjo shumë pak ndikon në buxhet, por rrit bashkëpunimin dhe miqësinë me SHBA të”, tha Kelmendi.

Por propozimi i zëvendëskryeministrit për ministrin Memli Krasniqi nuk është aspak serioz.

“Mendoj që për propozime të kësaj natyre, ne si Qeveri vet dalim jo serioz me i fut në të ndryshme një propozim për me pas tregti të lirë me një prej shteteve më të mëdha në botë, me ekonominë më të madhe në botë. E dyta kur ta bëjmë një propozim të tillë duhet me dit sa e kemi volumin tregtar me SHBA-të”, tha Krasniqi.