Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria, me përqindje, ndan pozita në Telekom

Qeveria e Kosovës, në bazë të përqindjes që ka në institucione, ka ndarë edhe pozitat brenda Telekomit të Kosovës, raporton KTV .

Bashkëshortja e deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku, Shehide Qerimi-Lushtaku, tashmë është përzgjedhur ta ushtrojë pozitën e zyrtares së Auditimit të Brendshëm. Pozita e zyrtarit kryesor të financave është rezervuar për një njeri të afërt me AAK-në dhe aty është përzgjedhur drejtori i Sinalcos, Armend Osaj. Shekip Fazliu, që është zyrtar i Nismës Social-Demokrate, është përzgjedhur për sekretar te korporatës.

Telekomi vazhdon të jetë joshës për partitë politike.

Tri partitë e mëdha në pushtet po i ndajnë hiset e pozitave brenda ndërmarrjes, e cila ishte më fitimprurësja në vend, e tash është në prag të falimentimit.

Tri pozitat më të larta në ndërmarrje pas kryeshefit, janë ndarë mes AAK-së, Nismës dhe PDK-së.

Edhe “Nisma” në Telekom - sekretar zgjidhet Shekip Fazliu, e shitës bashkëshorti i Valdete Bajramit Arbëri “Nisma” në Telekom - sekretar zgjidhet Shekip Fazliu, e shitës bashkëshorti i Valdete Bajramit

Kohavisioni ka parë disa e-maila që kanë konfirmuar një gjë të tillë, derisa përzgjedhja ka ardhur nga ana e Bordit të Telekomit, që udhëhiqet nga bashkëshortja e deputetit të AAK-së, Bekë Berisha.

Bashkëshortja e deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku, Shehide Qerimi-Lushtaku, tashmë është punësuar në Telekom. Ajo, që nga ky muaj, është përzgjedhur ta ushtrojë pozitën e zyrtares së Auditimit të Brendshëm.

Në krye të komisionit për përzgjedhjen e Shehide Qerimi-Lushtakut ka qenë Sead Ujkani, një mik i Mërgim Lushtakut dhe vëllait të Shehides, Gëzim Qerimi.

Dhe, bazuar në konkursin e brendshëm, Qerimi-Lushtaku do të jetë përgjegjëse për vlerësimin e përshtatshmërisë ligjore dhe efektivitetin e kontrolleve të brendshme në përputhje me planin vjetor të auditimit derisa do t’i raportojë Komisionit të Auditimit dhe Bordit të Drejtorëve.

Pozita e zyrtarit kryesor të financave dhe thesarit është rezervuar për njerëzit e afërt me AAK-në.

Edhe Ish-drejtori i Financave thotë se “Telekomi do të udhëhiqet nga gangsterët e AAK-së” Arbëri Ish-drejtori i Financave thotë se “Telekomi do të udhëhiqet nga gangsterët e AAK-së”

Drejtori i Sinalcos, Armend Osaj, është përzgjedhur për këtë pozitë.

Përfaqësues i Sinalcos për Kosovën është deputet i AAK-së, Gani Dreshaj.

Osaj do të jetë përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm te financave dhe thesarit në Telekom.

E, për sekretar të korporatës apo këshilltar të përgjithshëm, është emëruar Shekip Fazliu.

Edhe Shoqëria Civile thotë se Hoti riktheu në bordin e Telekomit njerëz të politikës Arbëri Shoqëria Civile thotë se Hoti riktheu në bordin e Telekomit njerëz të politikës

Në një kërkim të thjeshtë në internet, shihet se Shekip Fazliu është zyrtar i Nismës Social-Demokrate.

Në Telekom, Fazliu i Nismës do të përkujdeset për ligjshmërinë e fushëveprimit të Bordit të Drejtorëve dhe është përgjegjës për menaxhimin e çështjeve administrative të Bordit .