Lojërat e fatit kanë përbërë temën e parë të diskutimit në mbledhjen e parë për 2019-n të Qeverisë së Kosovës. Mbështetur në diskutimet e bëra, ekzekutivi ka hequr dorë nga një politikë që e kishte lansuar në fundvit, nëpërmjet së cilës synohej të mbështeteshin këto biznese, duke ua hequr akcizën atyre, por edhe pengesat administrative, dhe duke ua hequr kufizimet e operimit që lidheshin me distancën me shkollat, me institucionet publike, si dhe me objektet e kultit, shkruan sot Koha Ditore.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka arsyetuar nevojën për diskutimin në këtë temë. Ka thënë se ka prodhuar debat të madh një koncept-dokument i miratuar në dhjetor përkitazi me lojërat e fatit. Ai tani ka thënë se ka vullnet që ta mbyllë këtë veprimtari.
“Për mendimin tim, i kisha heqë krejt këto farë lojërat e fatit”, ka thënë Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë. “Nëse i lëmë, nuk i kisha lënë nëpër vendbanime siç janë sot, por i kisha çu në zona industriale a diku, sepse edhe në të kaluarën kam qenë objekt i plotë sulmeve, pa të drejtë realisht, dhe tash kur është diskutuar herën e fundit, kam qenë i sulmuar prej plot medieve”. [Më gjerësisht lexojeni gazetën Koha Ditore]
-
Dërgohet në Kuvend kërkesa për seancë të jashtëzakonshme ku do të shqyrtohet Projektligji për ndalimin lojërave të fatit
-
Qeveria tërhiqet nga plani për ta rritur punësimin nëpërmjet lojërave të fatit
-
Qeveria aprovon projektligjin që ndalon lojërat e fatit
-
Haradinaj thotë se Qeveria e ka gati projektligjin që ndalon lojërat e fatit
-
Arifi: Populli e pa Mustafën si u ballafaqua me lojërat e fatit - Qeveria po shqyrton ndalimin e tyre