Ministria e Zhvillimit Ekonomik ia ka mësyrë themelimit të një agjencie të re, e cila do të menaxhojë me asetet publike të vendit.
Në draft-dokumentin e përpiluar nga kjo ministri, arsyetohet themelimi i Agjencisë së Participimeve të Kosovës, si një përpjekje për të sanuar dështimet e Qeverisë në rritjen e performancës së ndërmarrjeve dhe aseteve të tjera publike, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas kësaj ministrie, performanca e ndërmarrjeve ku shteti është aksionar është përkeqësuar gjatë viteve, duke u ulur vlera dhe produktiviteti i tyre.
Një nga fushëveprimet bosht të agjencisë do të jetë shitja e aksioneve që konsiderohen të leverdishme dhe me interes për shtetin. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Agjencinë e Participimeve nuk po e do as biznesi as shoqëria civile
-
Qeveria synon rritjen e efikasitetit të administratës publike me strategji të re
-
Paralajmërohet shuarja e AKP-së
-
Qeveria synon themelimin e një agjencie që sipas njohësve është e panevojshme
-
Shatri: Drafti për Fondin Sovran nuk parasheh shuarjen e AKP-së