Qeveria e Kosovës i ka vënë pesë prioritete strategjike për 2019-n, i fundit prej të cilave i referohet integrimit evropian, politikës së jashtme dhe çështjeve të sigurisë, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithëkëtë, ato nuk përmbajnë veprime për ta ndalur trendin e çnjohjeve dhe as për ta rritur Forcën e Sigurisë (FSK).
Prioritetet janë vënë në draftin e Planit vjetor të punës së ekzekutivit, për vitin e ardhshëm. Në kuadër të pesë prioriteteve strategjike janë përcaktuar 32 objektiva, e për jetësimin e të cilave janë listuar 184 aktivitete. Për të hyrë në fuqi, Plani duhet të miratohet nga Kabineti Qeveritar.
Si objektiv i pestë në kuadër të prioritetit të pestë strategjik është përcaktuar avancimi i statusit të FSK-së, proces i planifikuar të realizohet në bashkëpunim me partnerët strategjikë të Kosovës...(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
-
Sfida kryesore e sigurisë, pretendimi territorial i Serbisë
-
Qeveria synon rritjen e efikasitetit të administratës publike me strategji të re
-
Kuvendi kërkon nga Qeveria të shkurtojë planin e avancimit të FSK-së
-
Qeveria miraton strategjinë pesëvjeçare për sundimin e ligjit
-
Qeveria kërkon që marrëveshja me Serbinë të përfshijë edhe njohjen nga 5 vendet skeptike të BE-së