Qeveria e Kosovës ka mbajtur Ankandin e radhës të Letrave me Vlerë KV005-17, ku u ofertuan Bono Thesari me maturitet 6 mujor në vlerë nominale 20 milionë euro.
Nga shuma e ngritur në këtë ankand 10 milionë euro do të shërbejnë për rifinancimin e Bonove 3 mujore të emetuara 3 muaj më parë, kurse pjesa e mbetur do të shërbejë për përkrahje buxhetore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 23.14 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 20 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.17 % vjetore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Blerësit sipas kategorive të obligacioneve Qeveritare të Ankandit KV005-17, janë vetëm Bankat: 19.98 milionë euro.