Prishtinë , 15 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin KV003-17, ku u ofertuan Bono Thesari me maturitet 12 mujor në vlerë nominale 25 milionë euro. Shuma e ngritur në këtë ankand do të shërbejë për rifinancimin e Bonove 12 mujore të emetuara 12 muaj më parë.
Në këtë ankand tregu ka shfaqur kërkesë për blerje në vlerë 58.81 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 25 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEmetimi i Obligacioneve Qeveritare ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tregut të brendshëm të huamarrjes shtetërore, në njërën anë, si dhe në anën tjetër ndikon në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për zhvillim ekonomik nga sektori real. Normat e ulëta nënkuptojnë konkurrencë për investim në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës si rezultat i besueshmërisë të lartë në qëndrueshmërinë fiskale dhe ekonomike të vendit. Kjo përkthehet në kosto më të lirë të huamarrjes, gjë e cila ndikon drejtpërdrejtë në koston e investimeve në projekte zhvillimore.
Blerësit sipas kategorive të obligacioneve Qeveritare të Ankandit KV003-17 janë vetëm bankat: 24.96 milionë euro.