Sipas parashikimeve të kryeministrit Isa Mustafa, përfaqësuesit serbë në Qeveri e Kuvend tash do të duhej të ishin në vendet e tyre të punës, por bojkoti i tyre po vazhdon.
Madje, shefi i deputetëve serbë në Kuvend, Slavko Simiq, ka thënë se as nuk e kanë në plan të kthehen në institucione.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, Qeveria do t’i presë, pavarësisht se sa kohë i duhet listës për t’u bindur të kthehen.
Zëvendës-ministri i pushtetit, Lokal Bajram Gecaj, thotë se koalicioni nuk mund të funksionojë mbi bazë të kushteve e shantazheve, prandaj do të presin sa kohë t’i duhet listës.
Opozita këtë e quan nënshtrim ndaj Serbisë.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka kërkuar që kryeministri Isa Mustafa të ndërmarrë masa ndaj këtyre bojkotuesve.
Ndryshe, zyrtarët qeveritarë ia kanë bërë të qartë listës serbe se pa kthimin e tyre në institucione nuk do të bëhet asnjë hap për asociacionin e komunave me shumicë serbe.