Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria i bie pishman, shfuqizon vendimin për masa mbrojtëse për pemë dhe perime

Brenda pak ditësh, Qeveria e Kosovës ka ndryshuar e më pas shfuqizuar dy vendime të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që kanë të bëjnë me vendosjen e masave mbrojtëse për 21 produkte pemë dhe perime, si dhe për qumështin që importohet nga Bosnjë-Hercegovina, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këto dy vendime janë shfuqizuar në mbledhjen e mbajtur të martën, për të cilat nuk është dhënë sqarim.

Vetëm një javë pasi ka hyrë në fuqi vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e masave mbrojtëse për 21 produkte pemë dhe perime, Qeveria e Kosovës e ka ndryshuar atë, duke hequr taksën doganore për 30 për qind për 14 produkte.

Me ndryshimet e bëra kishte ndërprerë masat e përkohshme mbrojtëse në importe për pataten, karotën, trangullin, shalqirin, pjeprin, lakrën e hershme, fasulen monokulture, dredhëzën, manaferrën, qershinë, misrin, spinaqin, qepën dhe sallatën. Masa e përkohshme e mbrojtjes ka vazhduar për 7 produkte, domaten, specin, mollën, dardhën, kumbullën, mjedrën dhe rrushin e tryezës, deri të martën, kur Qeveria e shfuqizoi atë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)