Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria formon grup punues për vlerësimin e aseteve të Trepçës

Qeveria e Kosovës ka themeluar grupin punues teknik për vlerësimin e të gjitha aseteve që janë në pronësi të N.Sh. "Trepça" dhe përfshirja e të gjitha aseteve fizibile në statutin e shoqërisë aksionare "Trepça".

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, tha se ky grup duhet të formohet për të vlerësuar asetet e Trepçës.

Po ashtu është themeluar grupi punues teknik për trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për të gjitha çështjet sociale të ngritura nga Sindikata e Minatorëve të Trepçës, transmeton kp.

Lluka, tha se ky grup do të ketë qëllim të gjejë zgjidhje të pranueshme për të gjitha çështjet sociale.

Artikuj të ngjashëm