Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, e nënshkruar nga Hashim Thaçi në gushtin e 2015-s, shpejt do të jetë në Kuvendin e Kosovës.
Kështu ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka bërë të ditur se të hënën e javës që vjen, do të jetë raporti i komisionit të ri shtetëror në krye me Shpejtim Bulliqin, e më pas edhe ky raport do t’i procedohet Kuvendit.
Gjithashtu, në këtë mbledhje Qeveria ka marrë vendim për mbrojtjen e qytetarëve që mund të jenë pjesë e akuzave nga dhomat e specializuara, duke mbuluar shpenzimet për mbrojtje juridike dhe financiare.
Ndërkohë, 11 milionë euro qeveria ka ndarë për Ministrinë e Shëndetësisë ndërsa 285 mijë euro për qiranë e Kishës Ortodokse Serbe.
Këto mjete shkojnë për qiranë e objektit që e shfrytëzon Agjencia Kundër Korrupsion.