Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën, të cilat lehtësojnë ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, ka njoftuar se tashmë kontrollet do të kryhen sipas parimit një ndalesë një kontroll, një vendim ky që, sipas tij, lehtëson lëvizjen e lirë mes vendeve, shkruan sot Koha Ditore.
“Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll. Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan Lleshaj.
Ndërkohë që të gjitha pikat doganore në kufirin Shqipëri-Kosovë do të jenë të përbashkëta në bazë të vendimit të Qeverisë shqiptare. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Hiqet kontrolli i dyfishtë në kufirin Kosovë-Shqipëri
-
Lleshaj: Hiqen kontrollet e dyfishta Shqipëri-Kosovë
-
Pas 71 vjetësh boshatiset objekti i Doganës në Vërmicë
-
Nga sot, rikthehen kontrollet në kufirin Kosovë-Shqipëri për një muaj
-
Nënshkruhet protokolli për kontrollin e përbashkët kufitar Kosovë-Shqipëri