Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria e Serbisë shkarkon rektorin e Universitetit të Prishtinës

Qeveria e Serbisë ka shkarkuar rektorin e Universitetit të Prishtinës, raporton “Danas” i Beogradit.

“Qeveria e Serbisë në mbledhjen e djeshme të saj e ka shkarkuar nga detyra Sreqko Millaçiqin, rektorin e deritashëm të Universitetit të Prishtinës, me seli të përkohshme në Mitrovicë”, njofton “Danas”, transmeton Koha.net.

Njoftimi saktëson se “ushtrues i ri i detyrës së rektorit është emëruar Bllagoje Nedelkoviq, profesor i Fakultetit të Shkencave Teknike.

Millaçiq është shkarkuar me propozimin e Ministrisë së Arsimit, pas ankesave të shumta që ishin bërë në adresë të tij”, thekson njoftimi.

Beogradi, përveç atyre politike, menaxhon institucione arsimore, shëndetësore e shkencore në Kosovë, selitë e të cilave funksionojnë nëpër enklava me emra paralel të institucioneve përkatëse të Republikës së Kosovës, si në rastin e Universitetit të Prishtinës, Tetarit Kombëtar...

Artikuj të ngjashëm