Objektiv parësor i Qeverisë Haradinaj është shndërrimi i Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur. Por në kabinetin e kryeministrit nuk kanë treguar se cila do të jetë rruga e transformimit të FSK-së në ushtri-përmes ndryshimeve kushtetuese apo ndryshimeve ligjore, shkruan sot Koha Ditore.
Qeveritë e deritashme kanë dështuar ta ndryshojnë Kushtetutën për ushtrinë për shkak të refuzimit të Listës Serbe, pa votat e të cilëve nuk mund të bëhet transformimi.
Opozita ka thënë se mbështet çdo avancim të FSK-së, qoftë përmes Kushtetutës apo ligjit, duke kërkuar të njëjtën kohë që të shmanget ndikimi i Serbisë. Shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura vazhdon të jetë premtim i përvitshëm i qeveritarëve, por kanë munguar veprimet që ky zotim të përmbushet. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Maqedonci: VV-ja i ka numrat për qeverinë e kryeparlamentarin – presidenti të jetë konsensual
-
Hasani: Kurti dëshiron të bëjë republikën e tretë
-
Kurti: Në vend të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, do ta kemi mbrojtjen gjithëpërfshirëse
- A kanë partitë platforma konkrete politike për mbrojtjen që i duhet Kosovës?
-
PSD-ja u propozon PDK-së e LDK-së të zotohen për qeveri me figura jopartiake