Shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, përmes ndryshimeve kushtetuese po duket i pamundur për shkak të refuzimit të Listës Serbe.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se për momentin është e pamundur kjo gjë, pasi duhen dy të tretat e votave të Listës Serbe për t’u bërë ndryshimet kushtetuese, transmeton kp.
“Baza kushtetuese, mandatimi përmes bazës kushtetuese si opsion është gati se i pamundshëm, sepse kërkon votën e 2/3 të kualifikuara, do të thotë të serbëve. Duke qenë kështu, është vështirë të kalkulojmë se tani e kemi këtë votë. Në një moment të caktuar do të jemi të detyruar ta mandatojmë ushtrinë e Kosovës me ligj”, theksoi Haradinaj.
-
Kosova e vendosur ta formojë ushtrinë
-
Transformimi i FSK-së në Ushtri vazhdon, me gjithë vërejtjen e NATO-s
-
Rruga e gjatë për ta bërë ushtrinë
-
Haradinaj nuk beson se Thaçi s’ka qenë i informuar për ligjet rreth Ushtrisë
-
Haradinaj nuk jep datë për transformimin e FSK-së në Ushtri, “por s’presim pa kufi”