Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria do ta shqyrtojë nismën e Kuvendit për menaxhimin e pandemisë

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të radhës, do ta diskutojë nismën e Kuvendit për hartimin e një ligji për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë, është bërë e ditur të hënën nga Zyra për Komunikim e qeverisë së Kosovës.

Drejtori i kësaj zyreje, Xhavit Beqiri, i ka thënë KOHËS se një gjë e tillë do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme, kur të mbahet ajo.

Hartimi i një ligji për parandalimin dhe menaxhimin e pandemisë ka qenë një prej rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuese, pasi ajo i kishte shpallur anti-kushtetuese masat e ndërmarra nga Qeveria Kurti.

Nisma për hartimin e këtij ligji ishte ndërmarrë nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, por ajo është bllokuar disa herë nga subjektet politike në Kryesi.