Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria ka kohë deri të premten të japë mendim rreth projektligjit për pandeminë

Projektligji për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë, i hartuar në prill të këtij viti, tash e gati një muaj nuk është shqyrtuar nga Qeveria e Kosovës.

Ekzekutivit i kanë mbetur edhe katër ditë që të japë opinionin për këtë projektligj, hartimin e të cilit e ka kërkuar edhe Gjykata Kushtetuese, raporton KOHA.

Përmes telefonit, Xhavit Beqiri nga Zyra për Media në Qeverinë e Kosovës, ka bërë të ditur se projektligji i iniciuar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të ekzekutivit, raporton KOHA.

Por, vonesat e Qeverisë në trajtimin e këtij projektligji janë duke i konsideruar të pakuptimta nga Zyra e Kryetares së Kuvendit.

Për miratimin e projektligjit për pandeminë është edhe Partia Demokratike e Kosovës.

E një gjë e tillë është duke u parë e nevojshme edhe nga shoqëria civile.

Edhe Kalon në lexim të parë projektligji për luftimin e pandemisë Arbëri Kalon në lexim të parë projektligji për luftimin e pandemisë

Sipas Agnesa Haxhiut nga Instituti Demokratik i Kosovës, në mënyrë që projektligji të miratohet sa më shpejt, duhet të ketë unitet politik.

Hartimi i ligjit të veçantë për menaxhimin me COVID-19 ishte kërkesë e Gjykatës Kushtetuese, pasi kishte shpallur antikushtetuese masat e qeverisë Kurti për kufizim të lëvizjes. Që nga muaji prill, iniciativa e marrë nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani, është penguar në kryesinë e Kuvendit nga partitë që tani janë në pushtet, me arsyetimin se qeveria në largim e asaj kohe nuk ka legjitimitet për të proceduar me projektligje të reja.