Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria bën hapa për rritjen e transparencës së financave të subjekteve politike

Prishtinë, 1 dhjetor - Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotshme, ndër të tjera ka miratuar Koncept-dokumentin për fushën e financimit të subjekteve politike. Qëllimi i këtij koncept dokumenti është rritja e transparencës dhe llogaridhënies, përmirësimit të qeverisjes së mirë dhe funksionimit demokratik të institucioneve si dhe të subjekteve politike, transmeton Koha.net.

Avancimi i mëtejmë i kornizës ligjore për sa i përket financimit të subjekteve politike është kërkesë e cila del nga Plani Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) si dhe nga standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.