Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qesharak po cilësohet kërcënimi i mësimdhënësve me grevë për dhunën e nxënësve ndaj tyre

Rastet e ushtrimit të dhunës nëpër shkolla të Kosovës, janë shumë të shpeshta.

Në rastet e raportuara, kryesisht është vërejtur ushtrimi i dhunës nga mësimdhënësit ndaj nxënësve.

Por kohët e fundit, po vërehet një dukuri tjetër. Nxënësit sulmojnë mësimdhënësit e tyre, raporton KTV.

Kjo i ka irrituar mësimdhënësit aq sa në sindikatën e tyre thonë se janë të gatshëm që të hyjnë në grevë.

Por greva, sipas profesorit të Psikologjisë, Mytaher Haskuka, nuk është zgjidhje. Mësimdhënësit sipas tij, duhen të kryejnë trajnime si të kontrollojnë një orë mësimi.

Ndërkaq, agresiviteti i nxënësve në shkolla, sipas psikologes klinike, Albulena Gashi, është pasqyrim i realitetit të shoqërisë kosovare. Psikologja Gashi është kundër përdorimit të disiplinimit të nxënësve me rrahje.

Edhe Mësimdhënësit në “Pavarësia” kërkojnë mbrojtje nga nxënësit, pas arrestimit të kolegut LAJMET E MBRËMJES Mësimdhënësit në “Pavarësia” kërkojnë mbrojtje nga nxënësit, pas arrestimit të kolegut

Në Ministrinë e Arsimit, nuk kanë kthyer përgjigje se çfarë do të ndërmarrin në raport me shtimin e rasteve të dhunës në shkolla.

Në një raport të organizatës ‘Save the Children’ në 2016-n, 75.6% e nxënësve të anketuar, kanë thënë se e kanë parë dikë të jetë grushtuar ose qëlluar në ambientet e shkollës.


Qesharak po cilësohet kërcënimi i mësimdhënësve... by kohanet