Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qerkini: Serbia po luan me fatin e të pagjeturve, partitë s’po bëjnë asgjë

(EkonomiaOnline) - Përfaqësuesi i shoqatës së familjarëve të personave të pagjetur, Bajram Qerkini, është shprehur pesimist rreth zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, pasi sipas tij Serbia po bën lojë me këtë çështje.

“Unë para thashë dhe prapë po them, është një lloj loje të cilën është zor të ia lexosh Serbisë. Ata ose grupi punues i përbashkët me tonët, u gjinden pas pesë vitesh me imazhe satelitore në Kizhivak, dhe çka ka ndodh, është mbuluar me disa najlon edhe po i ruan Serbia, kjo është jashtë gjitha normave për familjarët, i ka çua i ka shti 4 metra në dhe, kanë hasur në pesë apo gjashtë dhe e kanë lanë për shkak kohës. Unë besoj që nëse kanë qenë dhe kanë premtuar 20 tash nuk kanë me i gjet as gjashtë, edhe gjashtë pos këtyre pesëve ma shumë nuk gjejnë sepse i kanë fshehur, do të thotë gërmimet e tashme janë lojë ku tash përmenden edhe në vendet e tjera”, ka thënë Qerkini.

Tutje, Qerkini u shpreh i pakënaqur me punën që është bërë nga partitë politike për personat e pagjetur.

“Nuk them që nuk kanë punuar, por kanë punuar pa një agjendë të rregullt e cila është dashur të bëhet. 21 vite kaluan, nuk e kanë vendosë një agjendë të rregullt, ajo agjendë po na kushton neve. Neve familjarëve po na duket se janë ka na bëjnë një lojë bash qysh po e donë edhe Serbia”, shprehet tutje Qerkini.

Lidhur me pritshmërinë e tyre në të ardhmen ai tha që shumë pak presin shumë për zbardhjen e fatit të personave të pagjeturve.

“Dorën në zemër me thanë çka na presim e tregova edhe njëherë që shumë pak presim, çka duhet me bë ose si duhet të bëhet, ose si duhet të kenë një kusht. Çka presim na, na presim që vizioni qeveritar ose grupi dialogues ose pa marrë parasysh çfarë politike të caktohet, çfarë ekspertë të caktohen të ulen të bisedojnë për të pagjeturit, dhe të kenë të qartë se kriminelët nuk tregojnë vendin e ngjarjes ose ku i kanë lënë, por i tregojnë imazhet satelitore apo fotografitë të cilat i kanë bë”, ka thënë ai.

Edhe Qerkini: Kërkojmë që në Propozimin evropian të jetë një pikë e veçantë për të pagjeturit Arbëri Qerkini: Kërkojmë që në Propozimin evropian të jetë një pikë e veçantë për të pagjeturit

Sa i përket çështjes së dialogut Qerkini tha që nuk ka ndodhur kurrë të ketë diçka konkrete, dhe propozon që të mos bisedohet për gjëra të kota, pa pasur imazhet satelitore dhe e vërteta të del mos të bisedohet.

Sipas Qerkinit,” ka me zgjat edhe 200 vjet dhe nuk do të munden të zbulojnë asgjë.”

Qerkini u tregua mosbesues ndaj premtimeve të partive politike. Siç thotë ai, premtimet e subjekteve politike janë vetëm për fushatë