Sot në Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Ndërkohë edhe 18 vjet pas luftës, familjarët kërkojnë mbi 1600 persona të pagjetur.
Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, i tha televizionit publik se edhe pas 18 vitesh nga mbarimi i luftës në Kosovë, çështja e të zhdukurve ka mbetur e papërfunduar.
“Tash 18 vite familjarët i kujtojnë më të dashurit, çështje e cila ka stagnuar pothuajse 90% . Mbi 1600 persona dihet nga janë marrë dhe nga kush dhe nuk po bëhet asgjë”, tha Qerkini.
Sipas tij, edhe pse është krijuar grupi punues, faktikisht ky grup ngelet i kufizuar e fajin kryesor e kanë vendorët e ndërkombëtarët, të cilët nuk po bëjnë sa duhet rreth kësaj çështje.
“Ndërkombëtarët janë këtu për të na ndihmuar, por vendorët janë ata që duhet t’u qesin kushte atyre dhe palës serbe ku kjo e fundit kërkon edhe para për gjurmime”, theksoi Qerkini.
Sa u përket familjarëve, Qerkini thotë se ata janë në pozitën më të rëndë, sepse janë ata të cilët presin në ankth dhe shpresojmë se gushti tjetër mos të na gjejë me këto rezultate të dobëta.
-
Sot shënohet Dita e të zhdukurve, ende s’janë gjetur mbi 1600 persona
-
Qerkini thotë se po zbehet çështja e të pagjeturve: Gruaja ime ende bërtet “erdh djali”
-
Kërkohet sa më parë Ligjin për personat e zhdukur
-
BE-ja fton të rritet angazhimi për të zbuluar fatin e personave të zhdukur
-
Sot Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, në Kosovë ende janë mbi 1.600 të zhdukur nga lufta e fundit