Këshilli Komunal për Siguri në Istog, ka kërkuar që të merren masa me të shtuara ndaj qenve endacakë të cilët po paraqesin rrezik për qytetarët e komunës së Istogut.
Kjo është thënë gjatë mbledhjes së këtij Këshilli, të cilën e kryesoi nënkryetari i komunës, Lulzim Blakaj.
Komandanti i Stacionit Policor në Istog, Enver Gashi, ka njoftuar rreth ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe.
“Gjerë në këtë moment në Stacionin Policor në Istog, janë raportuar gjithsej 111 raste, 24 aksidente trafiku. Janë lëshuar 432 tiketa në trafik, 41 persona të arrestuar, 2 të ndaluar, është konfiskuar 1 armë dhe kemi asistuar në 11raste”, ka deklaruar Gashi, shkruan kp.
Po ashtu, Gashi ka njoftuar se Stacioni Policor në Istog është duke implementuar nëntë plane operative.
-
Komuna nis trajtimin e 700 qenve endacakë, iniciative vlerësohet si e pamjaftueshme
-
Komuna e Gjakovës apelon te qytetarët të mos i braktisin qentë
-
Peja po përballet me shtim alarmant të qenve endacakë
-
Shtohet numri i qenve nëpër rrugë, komunat ende nuk kanë zgjidhje
-
Gjatë këtij viti, në Kosovë u trajtuan rreth 14 mijë qen – projekti vazhdon edhe vitin tjetër