Rreth 600 mijë qytetarë pritet t’i nënshtrohen procesit për vlerësimin e kategorive sociale për lirim nga pagesa e premiumeve shëndetësore.
Këtë vlerësim me një vendim të Qeverisë së Kosovës, do ta kryejnë Qendrat për Punë Sociale, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërgjegjësitë shtesë nuk i ka mirëpritur drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vebi Mujku.
Kjo, sipas tij, është e papërballueshme dhe do të prodhojë efekte negative në punën profesionale të QPS-ve në vend.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në anën tjetër, thotë se e ka parasysh shqetësimin e Qendrave për Punë sociale.
Kjo Ministri, nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim, ka thënë se është përgatitur një dokument në të cilin janë prezantuar nevojat për mbështetje me resurse teknike dhe njerëzore, të cilat do t'u ofrohen Qendrave para fillimit të zbatimit të këtij procesi.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë deklaron se përgjegjësitë që kanë të bëjnë me përcaktimin e kategorive sociale, të cilat do të lirohen nga pagesa e premiumit për sigurimin shëndetësor, i takojnë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Megjithatë, zyrtarët nga ky dikaster i kanë thënë televizionit se Ministria do të bashkëpunojë me të gjitha palët e përfshira në proces.