Ndërprerja e kontratave të punës për 162 punëtorë shëndetësorë në QKMF të Ferizaj, të cilët kanë punuar deri në fund të dhjetorit nëpërmjet një marrëveshjeje midis Komunës dhe “Caritas Kosova”, ka shkaktuar telashe dhe pritje të mëdha të pacientëve për marrje shërbimesh të tilla.
Pacientët kanë kritikuar qeverisjen lokale për mungesë të stafit mjekësor derisa për një shërbim mjekësor në QKMF duhet të presin me orë të tëra. Shkaku i mungesës së stafit shëndetësor edhe shërbimi i ndërrimit të natës në QKMF -2 në Ferizaj është ndërprerë, shkruan sot Koha Ditore.
Bedri Mehmeti, banor nga Ferizaj, të mërkurën, ka thënë se ka pritur së paku dy orë për ta marrë një shërbim shëndetësor në QKMF, shkaku i mungesës së stafit mjekësor, andaj, sipas tij, kjo çështje është mjaft shqetësuese. “Radhët e pacientëve janë mjaft shumë të gjata për të marrë një shërbim shëndetësor në QKMF të Ferizajt...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.