Qendra rajonale për inovacionin dhe kërkimin në fushën e teknologjisë, pjesë e rrjetit të qendrave të mbështetura nga Forumi Ekonomik Botëror, do të vendoset në Tiranë.
Lajmin e njoftoi kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në takimin “Dialogu strategjik për Ballkanin Perëndimor” në Gjenevë.
“Dialogu strategjik i organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror i Davosit është në vazhdën e një procesi të nisur në Davos, ku së bashku dakordësuam për të vijuar më tutje. Faktikisht, sot, ne kemi pasur një takim të frytshëm, jo se kështu thuhet zakonisht, por sepse janë marrë disa vendime konkrete”, th Rama.
Kryeministri informoi se është vendosur që qendra e afiluar e të ashtuquajturit revolucion i katërt industrial do të jetë në Tiranë.
“Qendra rajonale që do të shërbejë si një pikë referimi për inovacionin, për kërkimin në fushën e teknologjisë dhe do të jetë pjesë e rrjetit të këtyre qendrave të mbështetura nga Forumi Ekonomik Botëror në San Francisco dhe në vende të tjera, që do të sjellë një vlerë të shtuar, besoj, në një proces ku Shqipëria dhe rajoni kanë hyrë, që është procesi i digjitalizimit dhe i inovacionit,” u shpreh kryeministri Rama.
“Dialogu strategjik për Ballkanin Perëndimor” pati si fokus nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve.
-
Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
-
Rama: Shqipëria do të prodhojë mjete të blinduara e dronë luftarakë
-
Rama: Evropa ta mbajë fjalën, Shqipëria në BE më 2030
-
Rama: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë në 2027-n
-
Rama: Samiti i Berlinit na jep kënaqësinë të shfaqim fuqinë e mikpritjes shqiptare