Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qendra e shpresës

Dy vjet më parë e ka humbur të birin e vetëm 19-vjeçar nga përdorimi i substancave narkotike. 

Amanetin për ta hapur një Qendër Këshilluese për parandalimin e drogave nga të rinjtë tashmë e ka bërë realitet. 

Psikologia dhe infermierja, Arjeta Musliu, nga Ferizaj, prej katër muajsh e ka hapur Qendrën Këshilluese “Këshillimi”. 

Në të pa pagesë trajtohen të rinjtë dhe të rejat me synimin për t`u rehabilituar nga përdorimi i substancave narkotike. Kjo qendër në mënyrë vullnetare aktualisht po trajton mbi 170 përdorues të drogave, ndërkohë janë duke u vërejtur edhe rezultatet pozitive duke u bazuar në analizat e gjakut të përdoruesve të drogave, shkruan Koha Ditore.

Kësaj qendre në mënyrë vullnetare u janë bashkuar edhe një psikiatër, një psikoterapeuist nga Shkupi, pastaj është kompletuar edhe me asistentë, menaxherë e kontabilistë.

Paga personale për Qendrën këshilluese

Edhe Qendra ku të rinjtë mund të drejtohen për të hequr dorë nga droga Arbëri Qendra ku të rinjtë mund të drejtohen për të hequr dorë nga droga

Drejtoresha e kësaj qendre, Arjeta Musliu, nga buxheti vetjak ka sakrifikuar pagën e saj si infermiere në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjre për të investuar në hapjen e kësaj qendre.

“Me shumë vonesë e kemi kuptuar që djali ynë po përdorte droga të rënda, ndërkohë disa vjet jemi munduar ta trajtojmë nëpër spitale dhe nëpër mjekë, por nuk arritëm. Kërkesa e tij gjithmonë ka qenë që unë si nënë dhe si psikologe ta hapi një qendër të tillë për t’i trajtuar të rinjtë dhe të rejat që vuajnë nga përdorimi i drogave. Ky ishte si lloj “Amaneti” nga ish-djali im i vetëm”, nis rrëfimin Musliu.

Ajo pak ditë më parë është nderuar edhe me çmimin “personaliteti i vitit” që është votuar nga publiku për një kontribut të veçantë për shoqërinë dhe qytetin e Ferizajt. Për të funksionuar kjo qendër, Musliu tashmë ka marrë mbështetje morale nga të gjitha institucionet lokale dhe qendrore, por jo edhe mbështetje financiare. Musliu tregon se e gjithë pagën e vet si infermier në QKMF të Ferizajt, e shpenzon në këtë qendër duke i trajtuar të rinjtë për t’i larguar nga përdorimi i narkotikëve...(më gjerësisht mund të lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore)