Përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore, ofrimi i shërbimeve profesionale, transparente dhe efikase ka qenë dhe vazhdon të jetë ndër qëllimet kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës, në raport me tatimpaguesit, thotë ky institucion.
Këtë e dëshmon edhe Qendra për Shërbim të Tatimpaguesve në Prishtinë, e cila i këshillon dhe shërben rreth 40 mijë tatimpagues në tërë regjionin e Prishtinës.
Kjo qendër e cila ka pesë vite që është rinovuar, duke u transformuar në një qendër moderne, nga e cila ofrohen shërbime profesionale dhe efikase, pa pasur nevojë për të pritur në radhë të gjata.
Sipas ATK-së, tatimpaguesit e kanë shumë të lehët të marrin një shërbim në QSHET, pasi që në këtë vend është i instaluar një sistem i avancuar për menaxhimin e radhës.
Kësaj qendre gjatë këtij viti i është shtuar edhe një sportel, i cili do të jetë në dispozicion vetëm për tatimpaguesit e mëdhenj.
“Në QSHT tatimpaguesit mund të marrin shërbime tatimore, pensionale, këshilla tatimore, tërheqjen e listës së pagave, tërheqjen e certifikatës së TVSh-së, tërheqjen e certifikatës fiskale, si dhe shërbimet për tatimpaguesit e mëdhenj.”, thuhet në njoftim.
-
Respekti i ndërsjellë ATK – tatimpagues rrit efikasitetin
-
Kreu i ATK-së qëndroi në Ferizaj, kërkon shërbime më cilësore për tatimpaguesit
-
ATK: Sistemi i ri i fiskalizimit pa kosto shtesë për bizneset
-
Brenda sfidave të punës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”
-
“Self check-in”, shërbimi më i ri në Aeroportin e Prishtinës