Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qemajl Aliu e merr detyrën

Sot, zyrtarisht është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Komunës së Shtimes, nga Naim Ismajli që udhëhiqte me këtë komunë te Qemajl Aliu i cili fitoi në balotazhi më 14 nëntor.

Në këtë ceremoni, Ismajli, ia ka dorëzuar mandatin kryetarit Aliu dhe njëherit i ka uruar suksese në drejtimin e Komunës së Shtimes, për katër vitet e ardhshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me rastin e dorëzimit të mandatit, Ismajli e uroi kryetarin Aliu dhe bashkëpunëtorët e tij dhe ka thënë se e dorëzon këtë detyrë duke i uruar shëndet dhe shumë suksese në drejtimin e komunës dhe në vazhdimin e realizimit të programit dhe projekteve në të mirë të qytetarëve të Komunës së Shtimes.

Nga ana tjetër, kryetari i zgjedhur i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, e ka falënderuar kryetarin Ismajli për punën e deritanishme të qeverisjes së Komunës së Shtimes.