Secili operator telefonik në rast se deri në tetor nuk e bën kalimin në kodin 383, mund të dënohet, raporton KTV.
Që të bëhet kështu, kryetari i bordit të Autoriteti Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka kërkuar edhe mbështetjen e anëtarëve të Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik.
Ai, gjithashtu, i ka njoftuar deputetët se gjatë vitit 2017 kanë arritur të ndërpresin sinjalin e të gjithë operatorëve të palicencuar që kanë operuar në Kosovë, madje edhe në veri të vendit.
Gashi ka thënë se arsyeja se pse nuk është zbatuar kodi 383 në qershor të këtij viti, është sepse operatorët e telefonisë mobile kanë kërkuar shtyrjen e afatit deri në tetor.
Artikuj të ngjashëm
-
ARKEP-i paralajmëron sanksione ndaj operatorëve që shfrytëzojnë kodet e huaja pas tetorit
-
Kërkohet dënimi i operatorëve telefonikë që deri në tetor nuk aplikojnë prefiksin 383
-
Kosova rrezikon penallti nëse as në afatin e dytë nuk arrin ta funksionalizojë plotësisht kodin 383
-
Kosova rrezikon penallti nëse as në afatin e dytë nuk arrin ta funksionalizojë plotësisht kodin 383
-
Telekomi gjobitet për moszbatim të kodit +383