Që nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, policia e Kosovës ka mbyllur mbi 20 rrugë ilegale në veri të Kosovës.
Zëvendës-drejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se disa prej rrugëve janë mbyllur me eskavator.
“Policia kufitare i ka mbyllë mbi 20 rrugë ilegale, por i ka mbyllë prej rastit të Banjskës deri më sot, pra nuk janë mbyllë sot ato. Disa prej këtyre rrugëve janë mbyllë me eskavator duke qel gropa, disa me betona”, tha Elshani, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërsa, lidhur me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, Elshani tha se bastisjet janë kryer në 13 lokacione në veri. Bastisjet janë kryer lidhur me sulmin në Banjskë.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas sulmit në Banjskë, mbyllen 30 rrugë ilegale
-
Elshani: S’përjashtojmë asnjë incident në veri, Banjska e ka ndryshuar situatën
-
Policia e Kosovës konfiskon armë në veri, një ish-zyrtar policor i ndaluar
-
Policia kryen bastisje në tetë lokacione në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan
-
Bastisje të reja në veri për rastin e Banjskës