Që nga viti 2015, kur ka filluar operimi i heqjes së kataraktit apo perdes së syrit në Klinikën e Oftalmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, barnat dhe materiali shpenzues që duhen për këtë lloj intervenimi kirurgjikal nuk i ka në dispozicion kjo klinikë.
Kjo, për shkak se mjetet të cilat duhen për këtë operim nuk janë të përfshira në Listën esenciale të barnave. Si pasojë e kësaj pacientët janë të detyruar që t’i blejnë vetë ato nëpër barnatoret private, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbi 150 euro R.S. i është dashur t’i shpenzojë për të blerë gjërat e nevojshme për një ndërhyrje kirurgjike në Klinikën e Oftalmologjisë. Thjerrëza, ketrigjin, skalpër, substancë viskoelastike, ringer, filiodrape, doreza sterile, shkopinj për vesh, si dhe gjilpëra, i është dashur këtij personi që t’i blejë për të hequr kataraktin(perden e syrit).
Edhe D.B. ka treguar për gazetën se për këtë ndërhyrje para dy javësh i është dashur që t’i blejë vetë gjërat e nevojshme për këtë ndërhyrje kirurgjikale.
“Unë jam operuar qe dy javë këtu në Klinikën e Syve në QKUK. Tash kam ardhë për kontroll. Rreth 150 euro kanë kushtuar të gjitha barnat dhe materiali që ma ka ble djali në barnatore për me e heq perden e syrit”, ka treguar ai.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore)