Ndonëse Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) ka qenë e obliguar që brenda 30 ditësh të autorizuarit të Federatës Sindikale të Pavarur të Pensionistëve, Shaban Kelmendi, t’i lejojë qasje në dokumentet e pensionistëve të Kosovës të viteve 1990-1998, kjo ministri nuk po e zbaton vendimin tash e 5 muaj.
Këto lista me emra ai po pretendon t`i dërgojë në Gjykatën e Strasburgut, e cila vite më parë nxori një aktgjykim për pensionistët e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kelmendi ka deklaruar për gazetën se është duke përgatitur një tjetër padi për MPMS-në për moszbatim të vendimit të Gjykatës Themelore. Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale nuk e ka komentuar vonesën e zbatimit të vendimit të gjykatës, por ka thënë se janë duke i përgatitur listat.
Në gusht të vitit 2016, Shaban Kelmendi e kishte paditur MPMS-në për shkak se nuk i kishte lejuar qasje në dokumentet e pensionistëve të Kosovës të viteve 1990-1998... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
MPMS-ja vendos rreth listave të pensionistëve të paraluftës
-
Pensionisti që fitoi betejën ndaj Serbisë për pensionet, synon ta bëjë këtë edhe për të tjerët
-
Gjykata vendosi në favor të pensionistëve kontributdhënës
-
Kelmendi thotë ka zgjidhje për t’i nxjerrë pensionet nga Serbia, i vë ultimatum Gjykatës
-
Pensionistët me padi kolektive ndaj Ministrisë së Financave