Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kelmendi thotë ka zgjidhje për t’i nxjerrë pensionet nga Serbia, i vë ultimatum Gjykatës

Pas rreth 2 vjet pritjeje, është mbajtur seanca e parë dhe e fundit dëgjimore për padinë që Shaban Kelmendi ka ushtruar ndaj Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Kjo ministri nuk i pat lejuar Kelmendit qasjen në dokumentet e pensionistëve deri në vitin 1998, i cili i pat kërkuar si i autorizuar i Federatës Sindikale të Pavarur të Pensionistëve të Kosovës.

Por, në gjykatë munguan të paditurit, zyrtarë të ministrisë.

Të njëjtët i kanë thënë KTV-së, nëpërmjet telefonit, se nuk e kanë parë të arsyeshme pjesëmarrjen.

Kelmendi ishte ndër tre pensionistët e parë që ka arritur t’i fitojë paratë që Serbia ua kishte marrë pensionistëve të Kosovës, nëpërmjet Gjykatës së Strasburgut.

Edhe Qe 5 muaj Ministria e Punës nuk zbaton vendimin e Gjykatës rreth listave të pensionistëve Arbëri Qe 5 muaj Ministria e Punës nuk zbaton vendimin e Gjykatës rreth listave të pensionistëve

“Unë po pres që të merret vendimi, nëse jo do t’i thërras të gjithë pensionistët që të shkojnë t’i marrin në ministri dokumentet e veta. Unë do të pres vetëm deri më 1 mars. Nëse nuk merret vendimi pozitivisht, do t’i thërras të gjithë. Krejt është e kryer, vetëm duhet të aplikojnë”, ka thënë Kelmendi.

Në ministri thonë se arsyeja pse nuk ia dhanë Kelmendit dokumentet qëndron te mbrojtja e të dhënave personale.

Sipas tyre, Kelmendi nuk ka pasur autoritet të mjaftueshëm për t’i përdorur këto dokumente.

“Ju kujtojmë se realizimi i të drejtave për pensionistët në raportet Kosovë- Serbi duhet të bëhet nga një autoritet i autorizuar e kurrsesi nga individët”, thuhet në përgjigjen Bahri Xhaferit, udhëheqës i Departamentit të Pensioneve.

Mirëpo, ndryshe kishte thënë ministri Reçica për KTV-në në fundin e vitit të kaluar.

Edhe Pensionisti që fitoi betejën ndaj Serbisë për pensionet, synon ta bëjë këtë edhe për të tjerët Arbëri Pensionisti që fitoi betejën ndaj Serbisë për pensionet, synon ta bëjë këtë edhe për të tjerët

Sipas Kelmendit, shteti i Kosovës po gabon që çështjen e pensioneve synon ta diskutojë me Serbinë në Bruksel, pasi që vendimet e Gjykatës së Strasburgut nuk kanë nevojë të diskutohen.

Ndërsa, nëse Kelmendi ka të drejtë apo jo, do të vendosë Gjykata Themelore në Prishtinë, në fillim të muajit mars.