Kryetari i Komunës së Skenderajt, z.Bekim Jashari, dhe drejtori i Organizatës “Qatar Charity”, z.Mahmoud Abbas Shaker, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit për hapjen e 20 bunarëve për ujë të pijes në komunën e Skenderajt, duke e përmbushur kështu premtimin e dhënë para dy muajve, gjatë takimeve të tij me qytetarë të kësaj komune për një projekt të tillë.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar, organizata “Qatar Charity” do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për realizimin e këtij projekti, jashtëzakonisht të rëndësishëm për disa qendra të mjekësisë familjare në bashkësi lokale, për shkolla fillore të komunës, si dhe për disa familje që nuk kanë pasur ujë të pijes.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se në bazë të kërkesave që janë pranuar gjatë këtyre muajve nga qytetarët, Komuna ka hartuar një listë me emrat institucioneve publike, siç janë qendrat e mjekësisë familjare në disa bashkësi lokale, shkolla fillore, si dhe emrat e qytetarëve të cilët nuk kanë ujë të pijes.
Ky projekt i cili është jetik për ato familje që nuk kanë ujë të pijes, parasheh punime nga hapja e bunarëve me thellësi të ndryshme, sipas nevojës, montimin e pompave të ujit me pajisje përcjellëse e deri te vendosja e çezmës.
-
Nis hapja e bunarëve në Skenderaj për familjet që kanë mungesë të ujit të pijshëm
-
Bekim Jashari synon mandatin e dytë në krye të Skenderajt
-
Shpërndahen 200 koshere bletësh për 20 fermerë të Skenderajt
-
Skenderaj mbështetet në 7 projekte kapitale nga Ministria e Mjedisit
-
40 puse të ujit të pijes pritet të hapen në Podujevë