Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, e ka quajtur “papagall” deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Sadiku, në Komisionin ku raportonte ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Ndalu respektoje fjalën se je bërë si papagall”, i ka thënë Qalaj, Sadikut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas kësaj deputetët e LVV-së e lëshuan mbledhjen.
Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka qenë duke u shqyrtuar Raporti i Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MAShTI-t, për vitin 2021.
Edhe pse deputetët e partisë në pushtet janë larguar nga mbledhja, ministrja Nagavci e ka vazhduar raportimit. “Edhe prej anës sime është e papranueshme t’i referohesh deputetes si papagall. Për shkak të obligimeve po qëndrojë këtu, përndryshe nuk do të qëndroja”, është shprehur Nagavci.