Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që nga viti 2009 deri në vitin 2016, ka vendosur për 28,168 raste dhe ka shqiptuar dënime në gjoba në vlerë prej 922,920 euro, fonde këto që i janë transferuar në Buxhetin e Republikës së Kosovës.
Kështu thuhet në një komunikatë të PZAP-së, e cila ka finalizuar Buletinin e I-rë me vendimet e PZAP-it për Zgjedhjet Komunale dhe për Kryetar të Komunave si dhe për Zgjedhjet për Kuvend të Kosovës për proceset zgjedhore nga viti 2009 – 2016.
“Edicioni i parë i Buletinit tregon disa arritje të PZAP-it për periudhën e theksuar me lartë dhe përmban disa nga rastet me të rëndësishme të vendimeve për të gjitha fazat e procesit zgjedhor lidhur me ankesat dhe apelet e parashtruara në mbrojtjen e të drejtës zgjedhore. Buletini do të jetë një mundësi e mire dhe e dobishme për parashtruesit e ankesave dhe të apeleve, po ashtu edhe të botes akademike dhe shoqërisë civile, që të mësojnë se si janë vendosur rastet e natyrave të ndryshme të shkeljeve në zgjedhje në të kaluarën nga PZAP-i dhe këto vendime të mund të shërbejnë si mësim për tu shfrytëzuar në zgjedhjet e ardhshme ne raste të ngjashme”, thuhet në komunikatë.
-
PZAP-ja, për shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, ka shqiptuar total rreth 37 mijë euro gjoba
-
PZAP: Subjektet u gjobitën me mbi 644 mijë euro, vetëm 101 mijë të paguara deri tash
-
PZAP-ja u shqiptoi 261.700 euro gjoba subjekteve, më së shumti u ankua partia në pushtet
-
Për 13 vjet PZAP gjobiti partitë politike me mbi 2 milionë euro
-
PZAP-ja dënon me mbi 16 mijë euro disa parti politike