Deputetë e Serbisë në Kuvendin e tyre, Qeverisë i shtrojnë më së shumti pyetje rreth Kosovës, transmeton Koha,net.
Njëri nga ta, Miroslav Aleksiq, ka pyetur pse në Kuvendin e Serbisë nuk po mbahet një seancë speciale për Kosovën për t’u njoftuar opinioni serb se çfarë po bisedohet në Bruksel dhe cili është plani i Vuçiqit për Kosovën.
Ai njëkohësisht ka pyetur se cila është zgjidhja pranueshme për Serbinë ndërsa ka përkujtuar se kryetari i Serbisë kishte thënë se do të dalë me platformë për Kosovë para dy e tre muajsh por këtë s’e ka bërë ende, përcjell n1.
Deputetja e Dverit Marija Janjusheviq ka pyetur në është e vërtetë që Këshilli për Politikë të Jashtme i Europës po përgatit dokumentin ndërmjet Serbisë e Kosovës me të cilin Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe nëse është vërtetë se Vuçiqi kët e ka pranuar që nga vitit 2014.
Sanda Rashkovi Iviq ka pyetur nëse nesër në Bruksel Vuçiq do ta pyesë Thaçin ndonjë gjë për të ashtuquajturën shtëpi e verdhë.
-
Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën
-
Raporti i PE-së: Mbështetje për rrugën evropiane dhe pavarësinë e Kosovës, shqetësim për polarizimin politik
-
Ligji për të Huajt, Vuçiq: Lehtësim për serbët, në Rashkë do të bisedoj me ta
-
Kosova po ndahet - a ka kush skenar ta pengojë ndarjen dhe luftën
-
Të gjithë për pavarësi, përpos serbëve dhe rusëve