Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka përcjellë një mesazh urimi Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta me rastin e Ditës së Flamurit.
Në mesazhin e urimit, Presidenti rus shpreh sigurinë se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve, si edhe të gjithë Evropës.
“I nderuar zoti President, pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës. Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj u uroj mirëqenie dhe begati”, shkruan në urimin e Putinit.
-
Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Putini reagon për dronin që ra në Rumani: Le të na japin mbetjet, do ta hetojmë
-
Putini i thotë Xi-së se marrëdhëniet Rusi-Kinë kanë arritur një nivel të paparë
-
Rusia ka pritshmëri të lartë për takimin Putin-Xi këtë javë në Pekin