Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka krahasuar gadishullin e Krimesë me Kosovën.
Putin në konferencë për media sot tha se situata me Ukrainën mund të konsiderohet e mbyllur pas njohjes së rezultatit të referendumit në Krime, pas së cilit Rusia aneksoi gadishullin nga Ukraina.
Putin ka krahasuar këtë situatë me atë të Kosovës.
“Gjëja e parë që çdonjëri duhet të bëjë është të njohë vullnetin e njerëzve që jetojnë në Sevastopol dhe Krime. Kam folur shumë herë dhe do ta theksoj sërish: Pse është më keq kjo se ajo që ndodhi në Kosovë? Nuk është assesi. Vetëm se atje vendimi u mor nga parlamenti e këtu në një referendum kombëtar”, ka thënë Putin, raporton Sputnik.