Me njollë janë bërë qindra zyrtarë komunalë nëpër Kosovë për veprimet e paligjshme që i kanë bërë gjatë punës së tyre zyrtare në këtë mandat katërvjeçar. “Arsyet” janë nga më të ndryshmet.
Dikush është akuzuar për keqpërdorim seksual me person nën moshën 16-vjeçare, dikush tjetër ka paguar me mjete të buxhetit komunal faturat e rrymës të banesave private, për marrje ryshfeti, për punësimet nëpër shkolla pa shpallur fare konkurs, për keqpërdorimin e mjeteve të manifestimeve tradicionale, ose kishin keqpërdorur pozitën zyrtare me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, për dyshime në dhënien e pronave komunale në shfrytëzim, për moszbatim të vendimeve gjyqësore etj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këto vepra penale, disa nga zyrtarët komunalë janë dënuar, për disa vazhdojnë procedurat gjyqësore e për disa edhe kanë pushuar hetimet. Një pjesë e tyre janë liruar nga detyrat zyrtare pas vendimeve të plotfuqishme të gjykatave, por ka të atillë që vazhdojnë të kryejnë të njëjtat punë edhe pasi janë akuzuar.
Njollat kanë prekur të gjitha kategoritë udhëheqëse, që nga kryetarë komunash, drejtorë, e deri te zyrtarët me poste më të ulëta udhëheqëse. Edhe përkatësia partiake nuk është përcaktuese në këto çështje. Komuna të ndryshme me udhëheqje të ndryshme partiake janë bërë pjesë e këtyre listave... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.