Edhe një krahasim ndërmjet Kosovës e Krimesë ka ardhur sot nga Moska.
Senatori rus Aleksej Pushkov ka kërkuar, siç ka thënë ai, një sqarim, nga State Departamenti amerikan se pse pa kurrfarë referendumi, por me bomba e raketa a e kanë ndarë Kosovën nga Serbia, transmeton Koha.net.
Ai e ka komentuar kështu dënimin që Washington ia ka bërë vizitës që kryetari rus Vladimir Putin e ka bërë në Krime. Washingtoni konteston pretendimin territorial të Rusisë për këtë territor të Ukrainës.
Ministria e Punëve të Jashtme të SHBA-së më herët ka paraqitur dokumentin me titullin "Krimeja është Ukrainë" duke dënuar të gjithë hapat e deritashëm rusë në këtë territor.
Pushkov, siç njoftojnë medie serbe, ka thënë se Krimeja ka qenë ruse kur Amerika nuk ka ekzistuar.
si territor i Ukrainës, është aneksuar nga Rusia në vitin 2014.
-
Gërgi: Nëse SHBA-ja ia njeh Krimenë Rusisë, mund të lindë ideja për njohjen e Kosovës nga Rusia
-
Zelensky do ta refuzojë propozimin e SHBA-së për njohjen e Krimesë si pjesë të Rusisë
-
Ukraina paralajmëron kthimin e Krimesë në Ditën e Pavarësisë
-
Ukraina e palëkundur për të kthyer Krimenë
-
Ambasada e Rusisë në Suedi “njeh” Kosovën