Dryni me zinxhir qëndron në derën e portës metalike me ngjyrë të zezë. Rojtari i moshuar e hap atë me çelës.
Në këtë mënyrë mundëson hyrjen në pushimoren, ku aktualisht mbretëron qetësia e plotë. Prej dekadash ky kompleks rekreativo-sportiv që gjendet në fshatin Nashec të Prizrenit qëndron i braktisur. Janë vetëm 4 roja që e ruajnë atë, sikurse edhe vetë komuniteti i fshatit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo pushimore, e cila ishte vënë në funksion në pjesën e dytë të viteve të 80’ është njëra prej krenarive të këtij fshati turistik në bregun e Drinit të Bardhë. Por nami i saj nuk e ka prekur vetëm Komunën e Prizrenit, por tërë Kosovën dhe më gjerë. Kjo ngase ky kompleks rekreativo-sportiv ka shërbyer si vendpushim gjatë muajve të verës për mijëra nxënës të Kosovës.
“Parajsa” e pashfrytëzuar
Në vitet e arta të funksionimit të pushimores përpos bujtinave për nxënësit, këtu kanë funksionuar edhe mensa, dy pishina, terrenet sportive, derisa kopshti ka qenë i gjelbëruar dhe lulet e kanë zbukuruar.
Ndërsa aktualisht sikurse pishinat që janë të zbrazëta edhe ndërtesat janë në të njëjtën gjendje. Ndërkohë kopshti vende-vende është mbuluar nga shkurret... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Policia dënon një grua në Prizren pasi i kishte lënë fëmijët në veturë në temperatura të larta
-
Banorët e Bregut të Diellit në hall nga minjtë
-
Ulpiana një dekadë pas shpalljes Park Arkeologjik pret elektrifikim
-
Hapet Pishina e Gërmisë
-
Banorët kërkojnë hapjen e kufirit në Çakorr, institucionet heshtin