Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Purrini arsyeton rritjen e çmimit të qumështit

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së prodhuesve të qumështit të Kosovës, Ardian Purrini, ka folur për rritjen e çmimit të qumështit duke e arsyetuar atë me trendin global të rritjes së çmimeve. Në një intervistë për emisionin “Sot” të KTV-së, ai ka thënë se çmimet e të gjitha imputeve për prodhimin e qumështit janë rritur.

“Rritja e çmimit të qumështit nuk ka filluar vetëm tash, prej luftës që ka filluar në Ukrainë, por kriza ka filluar edhe në kohën e pandemisë, të gjitha imputet janë rritur, është rritur çmimi i naftës, edhe pse tash ka një tendencë të rënies, është rritur çmimi i sojës, i të gjitha plehrave, i të gjitha imputeve të tjera, dhe kjo ka bërë që çmimi i qumështit të rritet, sepse kostoja për të prodhuar një litër qumësht nuk është as përafërsisht ajo që ka qenë para një viti, ajo ka shkuar së paku 50-60 për qind më lartë”, është ka theksuar ai.

Sipas Purrinit lëvizjet e çmimeve kanë qenë globale. “Ne fatkeqësisht ende nuk arrijmë që ta kemi të gjithë ushqimin tonë, fermerët tanë duhet ta blejë ushqimin jashtë Kosovës, ta importojnë, ju e dini që misri dhe gruri vjen kryesisht prej Serbisë, dhe atje janë rritur çmimet, dhe kjo ka ndikuar që edhe çmimet e qumështit bazë të rriten”, është shprehur Purrini.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës një litër qumësht i freskët, më 3 janar ka kashtuar 0.70 euro, ndërsa një litër qumësht tetrapak rreth 1.20 euro.

Purrini ka thënë se numri i fermerëve prodhues të qumështit në Kosovë është duke rënë. Ai ka theksuar se në këtë sektor ka mungesë të fuqisë punëtore dhe mosinteresim të fermerëve të rinj për këtë sektor.

“Numri i fermerëve është duke rënë, edhe numri i lopëve është duke rënë. Fermerët që janë, janë duke u munduar që t’i shtojnë kapacitetet, por nga muaji prill dhe maj i vitit të kaluar, prodhimtaria e qumështit ka rënë prej 220 mijë litrave në ditë në 115 mijë litra. Tani është ngritur pak në 145 mijë litra, kjo tregon që ka një përmirësim. Por mungesa e fuqisë punëtore, mosinteresimi, joatraktiviteti ka bërë që numri i fermerëve në Kosovë të bije”, është shprehur ai.

Edhe Behluli: Në ushqimet bazë s’guxon të ketë vaj palme Arbëri 2 j. më parë Behluli: Në ushqimet bazë s’guxon të ketë vaj palme

VIDEO: